Tomë Gashi

Avokatët shpresojnë se do të lirohen Sulejman Selimi, Sami Lushtaku e të tjerët

Avokatët Tomë Gashi dhe Tahir Rrecaj  shpresojnë se Vendimi i shkallës së dytë për të rikthyer në shqyrtim gjyqësor lëndën kundër Sylejman Selimit, Sami Lushtakut e të dhjetë ushtarëve e eprorëve të UÇK-së nga Zona e Drenicës,  gjatë këtij shqyrtimi Gjykata e Apelit do t’i liroj nga akuzat të gjithë të pandehurit të cilët akuzohen për krime lufte. Tomë Gashit, avokati mbrojtës i Sylejman Selimit, shpreson që Gjykata e Apelit të merre parasysh ankesën e tyre si mbrojte, dhe ta ndryshoj vendimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës e cila i kishte shpallur fajtorë, Syjleman Selimin, Sami Lushtakut dhe të tjerët. Me vendimin e shkallës së parë nuk ishte pajtuar as prokurori i rastit, Klaudio Pala. Ai ankesën e kishte bërë pas vendimit lirues të gjykatës së shkallës së parë për disa nga të akuzuarit e tjerë në këtë rast. Avokati Tahir Rrecaj, ka thënë për mediet se pret që Gjykata e Apelit, ta hedhë poshtë kërkesën e prokurorit dhe të merret parasysh vendimi i Gjykatës Themelore.

Kontrolloni gjithashtu

Kadetët e QSU-së kalojnë me sukses vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2025”

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës kaluan me …