U shënua dita e shkollës në Rahovicë të Ferizajt

Nxënësit, punëtorët e shkollës, prindërit dhe banorë të Rahovicës së Ferizajt shënuan ditën e shkollës, e cila mban emrin e dëshmorit “Kemajl Hetemi”. Me këtë rast u paraqitën arritjet dhe hapërimi i kësaj shkolle përgjatë viteve dhe rezultatet aktuale të saj.

Duke i përshëndetur të pranishmit, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, theksoi shëmbëlltyrën e dëshmorëve, të cilët, me flijimin e tyre,  vunë themelin e shtetit tonë të ri, nevojën që shkolla të angazhohet që brezi i ri të përgatitet për të qenë konkurrent në tregun evropian të punës e të vlerave dhe përkushtimin e pushtetit lokal për të mbështetur ngritjen e cilësisë së punës e të mësimit.

Nxënësit e shkollës “Kemajl Hetemi” u paraqitën me një program rasti, ndërsa tek busti i dëshmorit, u vunë kurora lulesh.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së III – 1973/1974 të Gjimnazit në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së …