Avokati i Popullit, ka dorëzuar në Kuvend, Raportin vjetor 2023 për zbatimin e Ligjit të Mbrojtje nga Diskriminimi

Avokati i Popullit, ka dorëzuar në Kuvend, Raportin vjetor 2023 për zbatimin e Ligjit të Mbrojtje nga Diskriminimi. Raporti, sipas Avokatit të Popullit, thekson disa probleme kryesore, përfshirë vetëdijen e ulët institucionale për domosdoshmërinë e mbledhjes së të dhënave dhe evidentimit të rasteve të diskriminimit.  Mungesën e disa nga hallkat themelore të sistemit të përgjithshëm të parandalimit dhe mbrojtjes kundër diskriminimit. Mungesën e zbatimit të procedurave kundërvajtëse për rastet e diskriminimit. Zbatimin e mangët të Ligjit nga gjykatat”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit. Ai ndër të tjera ka theksuar se mungesa e dëshmive institucionale për shkeljet e Ligjit nuk pasqyron domosdoshmërisht gjendjen reale, “pasi raportimet dhe ankesat për diskriminim në sektorin publik dhe privat mbeten të shpeshta. Ky raport është i mbështetur nga Këshilli i Evropës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …