leoni

Avokati i Popullit kërkon nga ministrja Donika Schwarz që t’i bëjë publike shpenzimet e Prindon Sadriut: shkurt 2019-shkurt 2022

Avokati i Popullit ka nxjerrë një vendim përmes të cilit i rekomandon Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës që drejtohet nga ministrja Donika Schwarz që t’i bëjë publike shpenzimet për karburant të diplomatit,  Prindon Sadriu, në periudhën kohore shkurt 2019-shkurt 2022. Gjithashtu. Avokati i Popullit ka konstatuar se ministria e Jashtme ka dështuar në përmbushjen e detyrimeve për lejimin në qasje të dokumenteve publike në rastin e kërkesës për qasje në dokumente publike nga disa gazetarë.  “Avokati i Popullit konstaton se në rastin e ankueses MPJD-ja ka dështuar në përmbushjen e detyrimeve lidhur me mundësimin, përkatësisht lejimin për qasje në dokumentet publike në përputhje me kërkesën e parashtruar të ankueses, e drejtë kjo e garantuar me akte vendore dhe me instrumente ndërkombëtare”, thuhet në dokumentin e Avokatit të Popullit.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …