Arianit Koci

Avokati Koci: Dënimi i Lushtakut, absurd juridik

Avokati, Arianit Koci ka thënë se vendimi i Gjykatës së Apelit për rastin ‘Kleçka’ ia ka forcuar besimin se kjo gjykatë do të marrë një vendim të drejtë për Sami Lushtakun dhe të tjerët në rastin ‘Drenica’. Ai ka shfaqur besimin se argumentet që i ka paraqitur përpara kësaj gjykate e bëjnë të besojë se do të ketë një aktgjykim lirues për ish-komandantin e Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku. Në një intervistë dhënë për ditoren ‘Epoka e Re’, avokati Koci ka thënë se pret që në të njëjtën frymë të jetë edhe vendimi i Gjykatës së Apelit në rastin Lushtaku. Ai e ka cilësuar si absurd juridik dënimin e Lushtakut i cili është dënuar për vrasje, duke u bazuar në dëshminë e një dëshmitari pa u ditur fare identiteti i të vrarit dhe pa u gjetur mjeti i kryerjes së veprës penale.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …