Azem Syla viziton Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në Hagë

Azem Syla, ish-komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka realizuar një vizitë në Dhomat e Specializuara në Hagë më 16 dhe 17 prill, ku takoi dy bashkëluftëtarët e tij, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Vizita u mundësua pas miratimit të autoriteteve gjyqësore dhe kishte për qëllim përfshirjen e ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, por kërkesa për t’i takuar ata nuk u miratua. Pas takimeve, Syla deklaroi se Thaçi dhe Veseli ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe shfaqnin një qëndrim të pathyeshëm në mbrojtje të idealeve të lirisë dhe të luftës çlirimtare. Ai e përshkroi qëndrimin e tyre si një akt burrëror dhe frymëzuese për brezat e ardhshëm, duke shprehur besimin e tij se drejtësia do të triumfojë dhe se figurat kryesore të UÇK-së do të kthehen faqebardhë.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit të GJS ndaj drejtuesve të UÇK

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit te Gjykatës Speciale …