Brickos

Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: Dy kauzat dhe një qëllim – Pushteti!

Qeveria e drejtuar nga Kurti, do ta kalojë Zajednicën me pushtet ekzekutiv po sikur kryeministri i mëhershëm Haradinaj i cili  e kaloi dikur demarkacionin me Malin e Zi.
Edhe në rastin e Zajednicës arsyetimi nga Kurti do të jetë i ngjajshëm me atë të Haradinajt. Do jetë një tendencë për ta veshur bukur idenë lakuriqe të Bosnjëzimit të vendit.
Të dy kryeministrat nga viti 2016 u patën forcuar duke kundërshtuar këto dy kauza.
Nëse për zotin Haradinaj u dëshmua se kauzën e demarkacionit e kishte pasur instrument të luftës për pushtet, për zotin Kurti kauza e Zajednicës do ta dëshmojë se edhe ai e përdori si instrument për pushtet, madje me pasoja katastrofale për strukturimin e vendit.
Shpejt elektorati symbyllur i tyre brenda vendi dhe diasporë, do ta kuptojnë këtë gjë.
Albinit vetëm edhe një kartë i ka mbetur. Ajo është ikja nga procesi i negocimit duke improvizuar trazira, jostabilitet politik e institucional, krizë të ekzistencës së vet shtetit.
Në fund ne qytetarët do ta kuptojnë se kjo ishte edhe arsyeja e mbajtjes në Hagë të drejtuesve të UÇK-së, por atëherë do jetë vonë.
Do ta kuptojnë se binomi Kurti-Osmani ishin akterë në shtyerjen e kësaj agjende bashkë me sllovakun Lajçak dhe spanjollin Borelli.
Të dy këta ndërmjetës të cilët ishin refuzuar edhe në takime nga ata të cilët janë në Hagë.
Anekdota e çershive të urinuara
Njani ktynehere kish marrë rrugën me shku në këmbë në një fshat tjetër. Rrugës merr me veti do çershia. Pasi e kalon gjysmën e rrugës nën një hije i han çershijat. Nuk mundet të gjitha t’i ha dhe si egoist që ishte e që nuk donte t’i hante ato askush tjetër, vendos me i pshurrë ato çershia të cilat nuk mundi t’i ha.
Pas një kohe kthehet po asaj rruge dhe ulet po në vendin ku kishte pushuar, aty i sheh çershiat dhe si i uritur që ishte fillon t’i ha njëherë rrethit duke thënë se këto si ka rrokë e këto jo dhe i hëngri krejt çershiat të cilat vet i kish pshurrë.
Edhe LVV ja, po vepron si ky udhëtari, po i hanë fjalët e veta pak nga pak.
Rresht për një: LVV bashkë me Srpskan e çojnë dorën për faljen e 11 milionëve për rrymën e serbëve të Veriut.
Kur anëtari i VV-së fliste për pagesën e rrymës: Pse duhet ta paguaj rrymën e një personi në veri që ka vrarë shokun tim?!
Sami  Kurteshi nga Vetëvendosje, tri vite më parë,  ka thënë se është shkelje e të drejtave të njeriut që të paguhet rryma e shpenzuar nga dikush tjetër.
Sot po i han çershiat e po hesht!
        O moj Kosovë, e mjera Kosovë…!
Pushteti i LVV + Lista Guxo, po provokojnë me qëllim tensione politike.
Dëshirojnë të gjejnë arsye për të ikur nga negociatat finale me Serbinë dhe për të ruajtur STATUS QUO-n.
Tendenca e tillë, së bashku me dëshirën për ta kriminalizuar rolin e UÇK-së, e si rrjedhojë edhe të veçantën e krijimit të shtetit, na kthen në vitin 1999 dhe Serbisë i hapet rruga drejt BE-së.
Deklarata e zëvendëses së Kurtit në qeveri, zonjës Donika Shfarc, cënon interesin nacional të Kosovës.
Deklaratat e saj etiketuese ndaj drejtuesve të UÇK-së, kriminalizojnë jo vetëm shtetin por edhe gjithë aleatët të cilët na ndihmuan ta fitojmë luftën ushtarakisht dhe politikisht. Serbia dhe aleatët e saj moti u thoshin vendeve të tjera se shteti i Kosovës u krijua nga një luftë jo e drejtë dhe e kriminalizuar. Paguan edhe Dick Martin dhe të tjerët për të hartuar dosje që t’ia arrinin këtij synimi.
Zonja Shfarc, Osmani dhe të gjithë ju të tjerët që po ecni në këtë rrugëtim, por edhe ju zoti Albin Kurti, që po i mbeshtesni:
Folni të gjitha që i dini.
Folni se si e shfrytëzuat Gjykatën Speciale në luftën për pushtet, ama folni hapur ta dinë të gjithë. Mos u fshihni.
Fol z. Kurti dhe trego se edhe ti a mendon po njësoj si zonja Shfarc dhe i do kundërshtarët e tu politik në Hagë?

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …