BAHTI JEMIN SHALA ( 13. 4. 1969 – 26. 4. 1999)

BAHTI JEMIN SHALA ( 13. 4. 1969 – 26. 4. 1999)

Dëshmori,  Bafti Jemin  SHALA u lind me 13 prill të vitit 1969 në fshatin Mushtisht, Komuna e Suharekës.

Ishte fëmija i gjashtë  me radhë nga shtatë fëmijët që lindën prindërit e tij:  Nëna Nazife dhe Babai Jemini.

Fëmijërinë e kaloi në fshatin e tij të lindjes, fëmijëri të lumtur edhe pse në kushte të rënda ekonomike.

 Baftiu Shkollën fillore e përfundoi në “EDIT DURHAM”,  në Mushtisht me sukses të shkëlqyeshëm.

Vazhdoi  shkollimin e mesëm në shkollën “ JETA E RE”,  paralelja në fshatin Mushtisht, ndërsa dy vite në Therandë, ish-Suharekë.

Shkollën e mesme e përfundon me sukses te shkëlqyeshëm, duke fituar të drejtën që të regjistrohet në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës.

Çdo herë shquhej për pjekurinë në mendimet e tija. Ishte i bindur se rruga për liri do të ishte e vështirë po e domosdoshme për të i dhënë fund robërisë nga pushtimi shumëvjeçar i Serbisë.

Duke qenë anëtar i strukturave organizative të kryesisë së fshatit Mushtisht, për shumë vite ndihmoi në vetëfinancimin e arsimit dhe në mobilizimin e të rinjve për përgatitjet e formacioneve luftarake dhe mbrojtëse të fshatit.

Kur forcat serbe filluan aksion të gjerë të masakrave, dhunës dhe spastrimit etnik, duke i detyruar tërë banorët shqiptarë të largohen nga fshati e tyre, Baftiu aktivitetin e tij e përqendroi në luftën për liri.

Fillimisht  angazhohet në formacionet e rregullta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Batalionit i II që ishte i vendosur në Budakovë, në kuadër të Brigada 123 në Zonën Operative të Pashtrikut .

Ishte një  gjendje e rëndë dhe çdo kund ndihej terrori që ushtronte Policia, Ushtria serbe dhe sistemi çetnik i Miloshoviqit mbi popullatën shqiptare, Baftiu si ushtar i UÇK i gjendur ne këtë situata ku po zhvillonte luftime në fshatrat e Suharekës si në Bukosh, Budakovë, Greiqevc, Qafë e Dulës etj.

Ai  së bashku me shumë luftëtaret pozicionohen në fshatin Bukosh,  ku vepronte Kompania e II e Batalionit. Baftiu për ditë me radhë ishte në vijën e parë të frontit ku luftohej në distancë të afërt me armikun, edhe pse të pabarabartë në armatim dhe më të paktë në numër, ishte trimëria e guximi i paepur i ushtarëve të UÇK-së, që nuk lejonte depërtimin e forcave serbe në zonat e banuara me popullatë civile.

Baftiu vazhdoi luftën në betejat e egra e të fuqishme në 21,22,23,24,25,26 deri më  26 prill  të vitit 1999 ku dhe plagoset rëndë në luftimet që atë ditë zhvilloheshin në fshatin Bukosh. Nga plagët e marra nga kjo betejë u përjetësuar në altarin e lirisë, duke i  shtuar emrit të tij,  epitetin e lavdishëm të  Dëshmorit të Kombit.

Pas çlirimit, me datë 18 shtator të vitit 1999 trupi i Dëshmorit Bafti është rivarrosur në varrezat e Dëshmorëve, në Suharekë ku dhe pushon në  Përjetësi.

Për ne Ushtarët e UÇK që sot që kujtojmë Dëshmorin, Bafti Shala është e pamundur që të mos i kujtojmë virtytet e larta njerëzore që kishte në personalitetin e tij dhe me këtë rast po i përmendim disa prej tyre, sepse po ti themi të gjitha nuk do i kapte dhe një roman i shkruar.

Si i ri ishte një djalë i urtë e punonte shumë në mësime, i sjellshëm e i edukuar, i dashur e plote gjallëri për jetën. Student i dalluar e i vendosur për të nxënë dijen, mësonte fort që në të ardhmen të jetë gati për të dhen kontribut në zhvillimin e atdheun, kishte shumë ëndrra për të ardhmen, ishte një prind dhe bashkëshort i devotshëm, mësues i përkushtuar që edukonte nxënësit në frymën atdhedashëse dhe krijonte brezat të ri patriotësh e intelektual (Në këtë periudhë kohore ishte mësues në fshatin Dolloc në paralelen e ndarë të shkollës fillore “EDIT DURHAM” e Mushtishtit).

Si luftëtar  i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  i vetëdijshëm se liria do të fitohet duke luftuar ishte pjesë e pa ndashme e UÇK-së, i qëndrueshëm dhe i pa luhatur në vendimet që merrte, besnik e i guximshëm, luftëtare sy pa trembur, i shkathët, bashkëpunues dhe mbështetës i shokëve luftëtar dhe shumë cilësi tjera. Dëshmori BAFTI SHALA është pishtar i ndriçimit të rrugës sonë dhe gur themel i lirisë që e gëzojmë.

Lavdi Dëshmorit BAFTI SHALA dhe gjithë Dëshmorëve të Kombit Shqiptarë

 

Kontrolloni gjithashtu

Rifat Xhafer Goxhufi (7.3.1969 - 3.5.1999)

Rifat Xhafer Goxhufi (7.3.1969 – 3.5.1999)

Rifat Goxhufi, i biri i Xhaferrit dhe i Nailes, ka lindur në fshatin Koliq, Komuna …