Brickos

AKK

Agjencia Kundër Korrupsionit nis verifikimin e pasurisë së ambasadorit, Martin Berishaj, në Kroaci

Agjencia Kundër Korrupsionit, bëri të ditur se  do ta verifikojë pasurinë e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, emri i të cilit u përmend në një skandal financiar në Slloveni, për të cilin raportuan mediat në Lublanë. Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj ka thënë për mediet se agjencia ka inicuar procedurat për ta verifikuar pasurinë e Martin Berishajt. Ambasadori i Kosovës në Zagreb dyshohet se e ka fshehur pronësinë e tij mbi tri kompani në deklarimin e pasurisë që e ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Në formularin e pasurisë, ambasadori Berishaj nuk ka deklaruar se është pronar i “MB Consulting”, kompaninë së tij në Mal të Zi, me të cilën implikohet në skandalin financiar për transfere të dyshimta të parave te politikani slloven, Robert Golob. Në deklarimin e pasurisë në AKK, ambasadori Berishaj u raportua se ka fshehur aksionet të cilat i posedon edhe në dy kompani të tjera në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …