Oliver Varhelyi

Olivér Varhelyi shprehet i zhgënjyer që çështja për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE ende vazhdon diskutohet

Komisioneri përgjegjës për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit, Olivér Varhelyi është shprehur i zhgënjyer që çështja për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE vazhdon akoma dhe diskutohet. Sipas Varhelyi kjo çështje duhet të ishte zgjidhur që dy vite më parë. “Çështja për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është kur do fillojmë procesin e negociatave të anëtarësimit. Nuk mund ta fsheh zhgënjimin tim, që jemi ende duke vazhduar të diskutojmë këtë çështje. Ne menduam, se e kishim zgjidhur dy vjet më parë dhe tani kjo është sërish në tryezë”,  ka deklaruar komisioneri përgjegjës për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit, Olivér Varhelyi në Sofje, Bullgari. Nëse ke pushtet dhe nuk e përdor kjo konsiderohet nga të tjerët si kapitullim, dorëzim i pushtetit tënd dhe i kapaciteteve të tua. Ndaj, ne duhet t’i besojmë vetes tonë dhe fuqisë që kemi ka deklaruar komisioneri Varleyi duke shtuar, se ky është mesazhi që përcjelll sërish në Sofje pas vizitës që ka kryer tre javë më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …