Brickos

Bajram Ukë Muslijaj (6.11.1969 – 9.5.1999)

Bajram Ukë Muslijaj (6.11.1969 – 9.5.1999)

Bajram Muslijaj u lind më 6 nëntor të vitit 1969, në fshatin Shaptej, komuna e Deçanit. Ishte fëmija i katërt, nga shtatë fëmijët e prindërve Ukë e Gjykë Muslijaj. Është dëshmori i dytë i kësaj familje, e cila lirisë së atdheut ia fali tre djemtë e saj më të mirë, Shemsiun, Bajramin dhe Azemin.
Bajrami mësimet e para i mori në shkollën fillore “Drita” në Gramaçel, ndërsa ato të mesme në shkollën “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, në drejtimin teknik i bujqësisë, të cilat i mbaroi me sukses të dalluar.
Shërbimin ushtarak në ushtrinë jugosllave e kreu në Slloveni.
Vazhdimisht mori pjesë në protestat e demonstratat e organizuara kundër okupimit serb gjatë viteve 1989, 1990 e në vazhdim, si në Deçan, në Gjakovë, etj.
Bashkë me pesë vëllezërit, Bajrami iu bashkua radhëve të UÇK-së, në prill të vitit 1998, në kuadër të Shtabit Lokal të UÇK-së në fshatin Shaptej, ku komandant i Shtabit ishte vëllai i tij, Osmani, për të marrë pjesë vazhdimisht në luftimet e zhvilluara në Shaptej, pastaj në Biteshe, Prejlep, Baballoç, Gramaçel etj., deri në betejën e 10 gushtit të vitit 1998.
Më pas aktivitetin e tij e vazhdoi në njësitin vëzhgues të Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla” të UÇK-së, deri në rënien e lavdishme, më 9 maj të vitit 1999, kur hyri në përjetësi, së bashku me dy vëllezërit Shemsi e Azem Muslijaj dhe kushëririn, Rifat Beqiraj.
Trupi i dëshmorit Bajram Muslijaj prehet në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan.
Pas vetes ka lënë nënën, Gjykën, tre vëllezërit Osmanin, Bashkimin dhe Agronin dhe motrën Rrushen. Emrin e tij e mban djali i vëllait, Agronit.
Familja Muslijaj është nderuar me mirënjohje të shumta për tre bijtë dëshmorë. (F. R.)

Kontrolloni gjithashtu

Feriz Faik Guri (2.7.1970 – 22.4.1999)

Feriz Faik Guri (2.7.1970 – 22.4.1999)

Feriz Guri u lind më 2 korrik të vitit1970 në fshatin Nikaj të komunës së …