Banorët e Lubishtës së Vitisë me rrugë të re bujqësore

Kanë nisur punimet në hapjen dhe rregullimin e rrugës bujqësore në Lubishtë të komunës së Vitisë, e cila quhet “Rruga e Xhepave”, që do ti mundësoj banorëve që kanë toka bujqësore në këtë pjesë, qasje më të lehtë në punimin e tyre. Banorët e fshatit Lubishtë, u shprehën falënderues Institucioneve komunale, respektivisht kryetarit Haliti, për këtë projekt, i cili është shumë i mirëpritur për këta banorë. Shumë toka në këtë pjesë, kanë mbetur të pa shfrytëzuara, me që nuk kanë pasur alternativë, me që ka munguar rruga. Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka vizituar sot punimet që po bëhen në këtë pjesë, ku ka bërë të ditur se kjo rrugë ka qenë projeksion i vitit të kaluar. Ai më tej ka thënë se ka qenë domosdoshmëri rregullimi i kësaj rruge, me që nevojat e banorëve për qarkullim në këtë pjesë kanë qenë të mëdha. Kjo rrugë bujqësore që do të shtrohet me zhavor, lidh edhe fshatin Lubisht me rrugën tjetër Ramnishtë-Podgorc.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati shtrojë iftar për familjet e dëshmorëve, Bashkësinë Islame në Malishevë dhe figura të dëshmuara në kohë lufte dhe paqeje

Kryetari i komunës së Malishevës për nderë të muajit të shenjtë të ramazanit ka shtruar …