leoni

Banorët përgjatë bregut të shtetit të Luizianës po braktisin vendin për shkak të uraganit Ida

Pas paralajmërimeve se uragani Ida pritet ta godas shtetin e Luizianës, banorët e bregut të këtij shteti kanë filluar ta braktisin këtë vend. Ndërkohë, autoritetet bënë thirrje për evakuime vullnetare dhe të detyrueshme për qytetet dhe komunitetet në të gjithë rajonin. Zëri i Amerikës njofton se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka biseduar me guvernatorët e shteteve në rajonin e Gjirit të Meksikës dhe ka koordinuar veprimet me kompanitë e energjisë në përgatitje për Uraganin Ida, stuhia e fuqishme që pritet të arrijë tokën në orët e vona të së dielës. Stuhia pritet të ulet në tokë pikërisht në datën kur Uragani Katrina shkatërroi një pjesë të madhe të Bregut të Gjirit, 16 vjet më parë. Por, ndërsa uragani Katrina ishte i Kategorisë 3 kur zbarkoi në jugperëndim të Nju Orlinsit, Ida pritet të arrijë të jetë një uragan jashtëzakonisht i rrezikshëm i Kategorisë 4.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …