Skender Hyseni

Hyseni: Ushtria kibernetike e Albin Kurtit nuk mund t’i mbulojnë dështimet e tij në çdo rrafsh

Ish ministri i Punëve të Jashtme nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni ka drejtuar kritika të shumta ndaj kryeministrit, Albin Kurti dhe sikur e ka quajtuar ai, ushtrisë kibernetike të tij. Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni ka thënë se helmi dhe urrejtja që këta ‘ushtarë’ lëshojnë në komentet e tyre, sa herë që ’komandanti suprem’ i tyre kritikohet, është i pashembullt. “Ata të mjerë duhet ta dinë se kjo luftë qorre kibernetike, e dizenjuar si mjet për ngulfatjen e çdo zëri kritik në shoqërinë tonë, është e humbur. Ushtria kibernetike e Kurtit nuk mundet me i mbulue deshtimet evidente të Kurtit dhe qeverisë së tij në të gjitha rrafshet, pa përjashtim. Helmi dhe urrejtja që këta ‘ushtarë’ lëshojnë në komentet e tyre, sa herë që ’komandanti suprem’ i tyre kritikohet, është i pashembullt. Ata të mjerë nuk kanë asgjë tjetër pos që armë kryesore kanë komentet me plot sharje, mallkime, kërcime nga më të padëgjuarat. Këta të mjerë, njësoj si “eprorët” e tyre, nuk kanë asgjë të përbashkët me kulturën e sjelljes dhe kodin shqiptar të nderit”, ka shkruar mes tjerash zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Dorëheqja e Albin Kurtit, do të ishte zgjidhja më korrekte për krizën politike në Kosovë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se mënyra më korrekte për të zgjidhur krizën aktuale …