Barnatorja e QKMF-së në Ferizaj mirë e furnizuar me barna esenciale

Në kuadër të vizitave të rregullta nëpër institucionet shëndetësore që po bën drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Ferizajt Dr. Kemajl Emini, këtë të premte ka vizituar edhe  njësinë e farmacistëve, ku u takua me kryeteknikun e farmacisë Agron Selmani dhe tekniken e farmacisë Drenusha Bega-Hashani.

Me këtë rast i pari i shëndetësisë në Ferizaj Dr.Kemajl Emini, ka falënderuar këta të fundit për përkushtimin e tyre në punë, sidomos gjatë këtyre dy viteve të fundit, të cilët janë përballur vazhdimisht me një vlug të madh të punëve, duke përfshirë këtu edhe furnizimin me vaksina dhe materiale të tjera hargjuese mjekësore nga lista esenciale e barnave të planifikuara nga Ministria e Shëndetësisë, dhe të cilët kanë qenë të gatshëm 24 orë për kryerjen e punëve të tyre.

Në këtë takim është diskutuar edhe për donacionet e shumta të cilat kanë arritur në kohë të pandemisë me ç’rast është thënë se donacionet të cilat janë ardhur të gjitha kanë qenë të koordinuara shumë mirë, ndërsa kanë pasur bashkëpunim edhe me Policinë, FSK-në, Institutin e Shëndetit Publik për rajonin e Ferizajt si dhe spitalin e qytetit për shpërndarjen e tyre në kohën e pandemisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …