Bashkatdhetarët nga Juniku ndihmojnë shërbimin e zjarrfikëseve të Komunave Junik, Deçanit, Dhe Bashkisë së Tropojës

Bashkatdhetarët nga Juniku, Muhamet dhe Sadik ( Qazim ) Shala ndihmuan shërbimin e zjarrfikësve ne komunën e Junikut me rroba te ndryshme për këtë njësi, gjithashtu këta bashkatdhetar ndihmuan edhe disa familje skamnore në këtë komunë me gjera të ndryshme ushqimore.

Ndihma e njëjtë nga këta bashkatdhetar ju nda edhe njësisë se zjarrfikësve nga komuna e Deçanit dhe njësisë se zjarrfikëse nga Bashkia e Tropojës, ku përfaqësuesit e tyre falënderuan bashkatdhetarët nga Juniku.

Gjithashtu edhe kryetari i komunës se Junikut z. Agron Kuçi i falënderoj bashkatdhetarët për ndihmën e ofruar për njësinë e zjarrfikësve dhe ndihmat për familje skamnore te Junikut, duke çmuar lart ndihmën për vendlindjen e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në komunën …