leoni

Bashkim Jashari: Urimi i Komandantit të FSK-së me rastin e festës së Kurban Bajramit

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari me rastin e festës së Kurban Bajramit uron të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë të besimit myslimanë: ”Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, më lejoni që t`ju përcjell urimet më të përzemërta për këtë ditë të veçantë, që simbolizon përkushtimin shpirtëror, sakrificën, solidaritetin dhe vlerat e përbashkëta njerëzore. Festa e Bajramit është një moment reflektimi dhe falënderimi, një kohë për të forcuar lidhjet tona me njëri-tjetrin dhe për të thelluar ndjenjën e bashkësisë e respektit mes nesh. Uroj që kjo festë të sjellë paqe, shëndet e begati për familjet e juaja”
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës
Gjenerallejtënant
Bashkim Jashari

Kontrolloni gjithashtu

Policia identifikon të dyshuarit për përdorim të armëve në Rahovec

Policia identifikon të dyshuarit për përdorim të armëve në Rahovec

Pas publikimit të një video-incizimi në rrjetet sociale, në të cilën shiheshin persona duke shtënë …