Nesër bëhet zbulimi i lapidarit të dëshmorit të kombit, Bashkim Kerolli

Bashkim Tahir Muleta (9.5.1975 – 25.9.1998)

Fshati Karraticë i Drenicës, luftës së UÇK-së i ka dhënë dëshmorët: Bashkim Tahir Muleta, Ramadan Islam  Besim Rexhep Muleta, Qazim Shaban Doberdelani dhe martirët: Tahir Muleta, Hajrullah Pecani, Zenel Hoxha, Mustafë Pecani, Fatime Hoxha dhe Lendita Hoxha. Ndërkohë që gjatë luftës  në këtë fshat janë vrarë nga forcat serbe edhe Sadri Topalli nga Baica e Elshanit, Muhamet Krasniqi nga Negroci dhe Sadri Muçolli nga Pakleku i Vjetër.

Familja Muleta, e këtij fshati, ndër më të vjetrat e kësaj ane, ka pasur traditë, trimërinë e bujarinë por edhe qëndresën e heroizmin, në të gjitha betejat shekullore, në luftë kundër pushtuesve të ndryshëm. Babai i dëshmorit, Islam Muleta ka qenë bashkëluftëtar i Shaban Palluzhës.  Luftës së UÇK-së kjo familje e i ka dhënë dëshmorët: Bashkimin, Ramadanin e Besimin, martirin, Tahir Muleta dhe ushtarë e eprorë si Rrahim Muleta, Hashim Muleta,Petrit Muleta e të tjerë.

Bashkim Muleta u lind në fshatin Karraticë të Drenicës më 9 maj të vitit 1975. Shkollën fillore e ka mbaruar në vendlindjen e tij, në fshatin Karraticë, ndërsa shkollën e mesme, drejtimin e Ekonomisë e ka kryer  në Qendren shkollore “Skënderbeu”  në Drenas ( ish-Gllogoc).

Është inkuadruar dhunshëm në shërbimin ushtarak të Jugosllavisë, ndërkohë që gjatë luftimeve të forcave pushtuese serbe  në Kroaci dhe në Bosnje, ka dezertuar nga kazerma në Sllovenska Pozhega. Forcat serbe e kishin  zënë dhe e kishin  torturuar mizorisht nga Bashkimi, sërish dezerton dhe  më në fund kthehet në vendlindje.

Në qershor të vitit 1998, bashkim Muleta së bashku me disa kushërinj dhe bashkëfshatarë i bashkohet pikës së UÇK-së në fshat, të cilën e kishte themeluar eprori, Gani Hoxha dhe ku bënin pjesë edhe kushërinjt e tij: Ramadan Muleta, Besim Muleta, Rrahim Muleta, Hashim Muleta e të tjerë.

Bashkim Muleta se bashku me kushëririn e tij, Ramadan Muleta,epror i Skuadrës 3 të togut të Parë, me  Besim Muletën bënin pjesë në mesin e afro 102 pjesëtarëve të UÇK-së që kishte ky fshat, që me seriozitetin dhe përkushtimin e ushtarëve  banorëve të kësaj  kontribuuan që rrjedhat e luftës në këtë anë të merrnin kahen e dëshiruar.

Luftëtarët  e këtij fshati ishin mjaftë aktivë në vëzhgim dhe përcjellje të çdo lëvizjeje të armikut, në Magjistralen Prishtinë- Pejë, por edhe në përcjelljen e  bashkëluftëtarëve që vinin nga Shqipëria, me armatim, e që shkonin në zona të ndryshme të Kosovës.

Në mesin e korrikut të vitit 1998, një kolonë e motorizuar e forcave serbe, që vinte nga Ramadani bashkë me skuadrën e tij iu shkon në ndihmë ushtarëve në pikën e ashtuquajtur “Sërnishta”.

Pas rezistencës, së ushtarëve të UÇK-së ku ishte edhe Bashkim Muleta, Ramadan Muleta, besim Muleta e të tjerë në korrik të vitit 1998,  forcat serbe kishin sulmuar fshatin dhe pozicionet e UÇK-së. Një ditë nga “Pylli i Rrezës” që ndodhet përballë lagjes së Muletëve në distancë rreth 500 metra, forcat serbe godasin  me snajper nëntë-vjeçarin, Betim Muleta, të cilin e plagosën rëndë. Policia serbe, mbase kishte informacione se në këtë lagje ishin aktivë gjashtë pjesëtarë të UÇK-së, andaj u  hakmorën, meqë edhe pas plagosjes së Betimit, kanë shtënë edhe kundër fëmijëve të tjerë, të cilët u kanë shkuar në ndihmë të plagosurve.

Periudha prej qershorit e deri në shtator të vitit 1998 ishte e rëndë për fshatin Karraticë, sepse gati tërë makineria bashkë me ushtrinë e policinë serbe kalonin nëpër këtë fshat, kurse herë-herë merrnin edhe sulme të armatosura. Granatimet në shtëpitë e  fshatit ishin, pothuaj, të përhershme.

Në këtë fshat, ndodhi  një përleshje e armatosur më 28 gusht të vitit 1998, me ç rast serbët granatuan dhe dogjën gjashtë shtëpi, pranë të cilave ishin istikamet e UÇK-së. Atë ditë forcat serbe paten humbje, kurse nga radhët e UÇK-së, ishte plagosur, Halil Pecani.

Në shenjë hakmarrjeje për humbjet,  që pësuan në këtë fshat, forcat serbe përfshin edhe Korreticën në ofensivën e shtatorit në periudhën prej 22 deri me 25 shtator.

Më 25 shtator fshati Karraticë u gjend në rrethim. Atë ditë, Bashkimi së bashku me Ramadanin dhe Besimin ndodheshin në  përforcim në pikën e gurëthyesit, sepse luftimet kishin filluar në vijen e frontit Ferronikel, Paklek, në Karraticë dhe në Fermë të Zogjve.

Granatimet ishin shumë të fuqishme në drejtim të pozicioneve të UÇK-s,. Nga djegiet e shtëpive dhe granatimet, popullata e fshatrave për rreth maleve mësynin në drejtim të maleve të Vasilevës dhe Karraticës, me qëllim  për të depërtuar në drejtim të fshatit Sllatinë. Për t’i shpëtuar nga më e keqja, pjesëtarët  e UÇK-së angazhohen për ta ndihmuar dhe mbrojtur popullatën civile,  e cila ishte nisur në  drejtim të fshatit  Sllatinë. Në këtë mision ishin kyçur edhe Ramadani, Besimi e Bashkimi edhe disa pjesëtarë të tjerë të UÇK-së.

Më të arritur, te vendi i quajtur  “Kodra Ndërmjeme” hasin në pusi të forcave serbe dhe pas një beteje bien heroikisht në altarin e lirisë. Bashkë me ta bien edhe tre pjesëtarë nga radhët e popullatës: Sadri Topalli nga Baica e Elshanit, Muhamet Krasniqi nga Negrovci dhe Sadri Muçolli nga Pakleku i Vjetër.

Bashkimi, Ramadani dhe Besimi me gjakun e tyre e mbrojtën popullatën civile e cila hyri në fshatin Sllatinë.

Më 5 prill të vitit 1999, forcat serbe kishin sulmuar popullatën civile në karraticë dhe kishin masakruar banaë e Bashkimit, Tahir Muletën, i cili sihte i paralizuar nga sëmundja.

Bashkimi ka lënë nënën, Vahiden, vëllezërit, Nebihun e Bekimin dhe motrat: Mihrijen e Ganimeten.

Familja Muleta ka marrë mirënjohje për djalin dëshmor  nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, Zona Operative e Drenicës, Ministria e Mbrojtjes e QPK-së dhe nga shoqatat e luftës së UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Hetem Sylejmani (3.12.1965 - 28.9.1998)

Bajram Hetem Sylejmani (3.12.1965 – 28.9.1998)

Dëshmori Bajram Sylejmani ka lindur më 3 dhjetor të vitit 1965, në fshatin Sadovinë të …