BE-ja

Bashkimi Evropian bënë të ditur se po i ndjek me vëmendje përgatitjet për zgjedhjet e nesërme në Kosovë

Shefi i Zyrës së BE-së dhe Shefat e misioneve të shteteve Anëtare të BE-së në Kosovë përmes një komunikate për media kanë thënë se po i ndjekin me vëmendje të madhe përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të njëjtët kanë kërkuar që procesi zgjedhor të jetë transparent e zgjedhjet e besueshme dhe përfshirëse. BE ka dërguar një Mision të Ekspertëve të Zgjedhjeve në Kosovë që mbulon të gjithë procesin e përgatitjes së zgjedhjeve, votimit dhe numërimit, duke përfshirë fazën e ankimimit. EEM do ta përgatitë një raport për zgjedhjet duke përfshirë rekomandimet se si të përmirësohet dhe forcohet më tej procesi zgjedhor”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Reagim i ashpër i OVL-UÇK: Rritja e kostos së telefonatave në Hagë cilësohet goditje çnjerëzore

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj vendimit …