BE: Hapja e Urës së Ibrit duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë

Bashkimi Evropian konsideron se hapja e Urës mbi Lumin Ibër të diskutohet në kuadër të dialogut me Serbinë

Bashkimi Evropian konsideron se hapja e Urës mbi Lumin Ibër  të diskutohet në kuadër të dialogut me Serbinë. Sa i përket paralajmërimeve të zyrtarëve qeveritar të Kosovës se po punohet drejt hapjes së urës mbi lumin Ibër, zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, në një paraqitje për media ka theksuar se Brukseli asnjëherë nuk i komenton paralajmërimet e veprimeve. Asnjëherë nuk spekulojmë me skenarë hipotetikë pasi qëndrimi ynë i përgjithshëm është se marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut duhet të zbatohen, ky është një detyrim i kahershëm për të dyja palët. Dhe çfarëdo hapash dhe veprimesh që do të ndërmerren që kanë ndikim në njërën ose tjetrën anë, duhet të zgjidhen, të diskutohen dhe të çohen përpara në kuadrin e dialogut në Bruksel, ka deklaruar Stano.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …