Targat

Bashkimi Evropian pranon se vendimi i Kosovës për riregjistrimin e targave është legjitim, por kërkon shtyrjen e afatit

Zëdhënës i BE-së, Peter Stano, ka thënë se iu ka  rekomanduar Qeverisë së Kosovës që të vendosë një periudhë 10 mujore për riregjistrimin – kjo për shkak që t’i jepet kohë e mjaftueshme zbatimit të këtij plani. Sipas Marrëveshjeve të Dialogut për Lirinë e Lëvizjes nga viti 2011 dhe 2016, është e rëndësishme që t’i jepet kohë e mjaftueshme zbatimit të këtij plani dhe të përgatitet dhe zbatohet në konsultim të ngushtë me qytetarët e prekur dhe në përputhje me praktikat evropiane”, tha Stano. Tutje theksoi se konkluzionet e lirisë së lëvizjes nga viti 2016 përfshinin afate kohore për riregjistrim, të cilat duhet të ofrojnë udhëzime. Prandaj, që nga fillimi i këtij procesi, ne i kemi rekomanduar qeverisë së Kosovës që të vendosë një periudhë 12 mujore për riregjistrimin. Duke ndjekur të njëjtin arsyetim, tani po kërkojmë nga qeveria e Kosovës që të shtyjë afatin ekzistues për 10 muaj. Kjo shtrirje do të mundësonte një fushatë informative dhe konsultime më thelbësore dhe gjithëpërfshirëse për personat që posedojnë targat e caktuara”, tha Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Rutte s’pranon përfshirjen e NATO-s në konfliktin në Lindjen e Mesme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, gjatë një vizite në Shkup deklaroi se aleanca …