BDI dhe Fronti Europian e vulosën fitoren e 24 prillit, kryetarin në ardhje, Bujar Osmani dhe fitoren madhështore të 8 majit

Mbrëmë, BDI dhe Fronti Europian e vulosën fitoren e 24 prillit – Presidentin në ardhje dr.Bujar Osmani dhe fitoren madhështore të 8 majit – ditën kur koalicioni do të kalojë +20 deputetë. Me këtë rast, Bashkimi Demokratik për Integrim falënderon të gjithë ata – dhjetëra mijëra djem e vajza, aktivistë të partive politike – pjesë e Frontit Europian, që ishin pjesë e tubimit të mbrëmshëm në Sheshin “Makedonija” në Shkup. Përulësi për të gjithë që, me praninë Tuaj, dëshmuat se Maqedonia e Veriut do të ketë të ardhme të ndritur dhe rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian është e pakthyeshme, ani se qarqet pro-ruse në vend e dëshirojnë të kundërtën. BDI dhe Fronti Europian siguron të gjithë qytetarët – pa dallim etnie, që edhe pas 8 majit, do të vazhdojmë politikat proeuropiane bashkë me partnerët perëndimorë, BE-në dhe partnerin strategjik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Garanci për këtë do të jetë përkushtimi i Presidentit dr. Bujar Osmani, i cili ka dëshmuar se di të udhëheqë institucionet më të rëndësishme të vendit. Njëkohësisht, ju bëjmë thirrje të gjithëve – pa dallim, të mërkurën të rrethojmë numrin 4 dhe më 8 maj t’i japim goditjen e fundit bashkëpunëtorëve të Rusisë, të cilët dëshirojnë ta kthejnë vendin para vitit 2001.

 

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …