leoni

BDI: Mickoski injoroi Amerikën, injoroi Europën, po injoron edhe të ardhmen europiane të qytetarëve

BDI: Mickoski injoroi Amerikën, injoroi Europën, po injoron edhe të ardhmen europiane të qytetarëve

Deklarata e kreut të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski për mediat në vend që idea e Bashkimit Demokratik për Integrim duhet të injorohet, tregon dobësi, pasiguri dhe nuk përkon me realitetin politik në vend. Pasi vazhdimisht injoron porositë nga SHBA, Bashkimi Europian dhe nga vendet mike për ndryshime kushtetuese, ai tani po kërkon të injorohet edhe kërkesa e BDI-së dhe e drejta plotësisht legjitime qytetarëve për President të vendit. Me doktrinën e këtillë të ndasive etnike në thelb jodemokratike dhe me qasjen izoluese nga SHBA dhe BE, VMRO DPMNE rrezikon të ardhmen europiane të qytetarëve të vendit.

 VMRO-së dhe Mickoskit ju pengojnë qëndrimet dhe misionet demokratike dhe europiane të BDI-së, i pengon barazia e etabluar me Marrëveshjen e Ohrit, i pengon çdo kauzë e inicuar nga BDI për Maqedoninë europiane, që e tillë mund të jetë vetëm duke qenë vend që ofron mundësi të barabarta për të gjithë.

Mickoski dhe VMRO çdo ditë prezentojnë dhe premtojnë para opinionit ide të parealizueshme dhe të pamundura, por më shqetësuese është ajo se për VMRO-në ekzistojnë edhe alternativa tjera përveç Bashkimit Europian.

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet e vendosur në realizimin e kërkesës së saj programore për zgjedhjen e Presidentit të vendit me 2/3 e votave në Kuvend dhe me shumicë të Badenterit. Asgjë të keqe nuk e ka gjetur vendin nga faktorizimi institucional i shqiptarëve, asgjë e keqe nuk do ta gjejë as nga Presidenti i parë shqiptar.

Injorimi i kësaj të drejte plotësisht legjitime është përkrahje e hapur ndaj propagandës ruse, tellall i së cilës në vendin tonë po bëhet VMRO DPMNE duke mos u distancuar nga Rusia dhe duke mos u rreshtuar me Europën.

Ti themi jo Rusisë, PO Europës!

Kontrolloni gjithashtu

Takime vëllazërore me shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i …