UNDP

BE dhe UNDP vazhdojnë të ndihmojnë më të cenuarit nga pandemia COVID-19

Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) sot do të lansojnë zyrtarisht aktivitetin e përbashkët për të ndihmuar qytetarët veçanërisht të prekur nga pandemia COVID-19. Ngjarja mbahet në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës me fillim në ora 14:00.

Projekti i Ndihmës Humanitare (HAP) i financuar nga BE, i implementuar nga UNDP, do të sigurojë burime njerëzore shtesë për Qendrat për Punë Sociale në tërë Kosovën, përkatësisht 40 vullnetarë të OKB-së/punonjës socialë dhe mbështetje të përkohshme për rreth 7,500 familje që jetojnë në varfëri të skajshme duke shpërndarë çdo muaj, gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, kuponë për ushqim, higjienë dhe artikuj të tjerë të nevojshëm nga muaji maj 2021.

Në ngjarje do të marrin pjesë Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues i Posaçëm i BE-së, Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë dhe përfaqësues të tjerë të zyres së BE-së, UNDP-së, UNV-së dhe institucioneve të Kosovës.

Që nga shpërthimi i COVID-19, UNDP në Kosovë, si Agjenci kyçe e Ekipit të OKB-së në Kosovë (UNKT), është duke mbështetur qytetarët dhe institucionet e Kosovës që të përgatiten, t’i përgjigjen dhe të rimarrin veten nga pandemia duke u përqëndruar veçanërisht në më të prekurit. Ne kemi zhvendosur me nguti fokusin, duke reaguar me shpejtësi dhe efikasitet dhe duke riorientuar programin tonë për të ndihmuar përpjekjet e Kosovës për të ndaluar përhapjen e virusit, mbrojtjen e njerëzve nga pandemia dhe ndikimet negative gjatë  shpërthimit dhe për të ndihmuar në ripërtëritjen ekonomike dhe sociale në muajt në vazhdim.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …