Johann Wadephul: Dialogu duhet të vazhdojë me vullnetin për mirëkuptim

Kryediplomati gjerman, Johann Wadephul, pas takimit me Vjosa Osmanin, ka zhvilluar një konferencë për media, ka deklaruar se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ‘’kohëve të fundit ka ngecur’’. Ai ka shtuar edhe se, Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet nga të dyja palët në plotni, gjë për të cilën kërkohet më shumë angazhim si nga Kosova dhe nga Serbia. ‘’Gjermania e mbështet dialogun për normalizim të udhëhequr nga BE’ja, mes Kosovës dhe Serbisë. Ky proces ka ngecur kohëve të fundit. Është shumë me rëndësi këtu që shumë shpejtë të ketë përparim konkret. Marrëveshja e Ohrit e cila që i mban të gjitha elementet relevant në normalizim duhet të zbatohet shpejt në plotni, këtë e presim nga të dyja palët. Për këtë nevojitet më shumë angazhim si nga Kosova dhe nga Serbia. Për Kosovën kjo nënkupton,  që për shembull të merren hapat e nevojshëm për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicës serbe. Dialogu duhet të vazhdojë me vullnetin për mirëkuptim, ajo është kriter i ynë për qeveritë në të dyja vendet’’, ka deklaruar ai mes tjerash.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ refuzon 28% të aplikimeve për votim nga jashtë Kosovës

Pas vendimit të Supremes, KQZ tërhiqet nga 10 qendrat shtesë – vetëm 20 mijë votues të mërgatës u regjistruan për votim

Gjykata Supreme ka vulosur përfundimisht se Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk i lejohet hapja e …