​Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë si shkak i mosekzekutimit të pagave për muajin qershor

BE e tërheq deklaratën se “Trepça” duhet të futet në bisedimet e Brukselit pas reagimeve të ashpra në Kosovë

Zyrtarë të Bashkimit Evropian i kanë tërhequr deklaratat se “Trepça” duhet të futet në bisedimet e Brukselit pas reagimeve të ashpra në Kosovë. Por analistët politikë vlerësojnë se ajo ishte vetëm lojë e BE-së, e cila testoi opinionin kosovar se si do të reagonte nëse me Serbinë do të diskutohej për asetin më strategjik të vendit. Ka mjaftuar një deklaratë e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian se çështja e gjigandit industrial të Kosovës “Trepça” duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut në Bruksel për ta trazuar gjithë skenën politike në Kosovë. Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, kishte vlerësuar të martën që lamë pas se “Trepça” për ta është një çështje e hapur mes Prishtinës dhe Beogradit, prandaj duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut mes palëve. Por një deklaratë e tillë, sipas kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, cenon integritetin territorial të Kosovës dhe nuk do të lejojë që “Trepça” të jetë pjesë e bisedimeve. Një kërkesë të tillë të BE-së e kishte vlerësuar si të papranueshme edhe ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, njëherësh kryetar i partisë më të madhe opozitare, përderisa kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se BE-ja është duke e rrënuar çdo perspektivë të dialogu

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare, në selinë e NATO-s, në Bruksel

Ulutash: Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin përpjekjet e KFOR-it për sigurimin e mjedisit të sigurt në Kosovë

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, gjenerali turk,  Ozkan Ulutash, ka deklaruar se …