BE-ja apelon për formimin e shpejtë të institucioneve të Kosovës pas vendimit të Kushtetueses

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga partitë politike në Kosovë që të gjejnë sa më shpejt zgjidhje për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja. Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është duke u analizuar nga komuniteti ndërkombëtar, por theksoi nevojën urgjente për stabilizim institucional. “Jemi duke e analizuar aktualisht, por sigurisht shpresa jonë është që Kuvendi të konstituohet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe shpresojmë që të ketë një qeveri me mandat të plotë sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Orav. Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Kuvendi nuk është konstituuar, duke i dhënë të drejtë ankesës së Listës Serbe për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb. Deri tani, vetëm Emilija Rexhepi është zgjedhur nënkryetare nga radhët e komuniteteve joshumicë, ndërsa kandidati serb nuk ka marrë votat e nevojshme, pavarësisht disa raundeve votimi. Ju lutem, konstituojeni Kuvendin dhe ju lutem formoni një qeveri”, ishte mesazhi i qartë i ambasadorit Orav drejtuar partive politike kosovare. Kosova ndodhet tashmë në muajin e tetë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ndërsa partitë kryesore ende nuk kanë arritur marrëveshje për të çuar procesin përpara.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada Amerikane në Kosovë kufizon shërbimet pas mbylljes së qeverisë federale në SHBA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka njoftuar se, për shkak të mbylljes së …