Vendet e QUINT-it apelojnë liderët politikë të Kosovës që të dsiskutojnë pa fyerje dhe kërcënime

BE-ja dhe QUINT-i shtojnë kritikat ndaj Qeverisë, kërkohet ndalimi i presionit mbi KGJK-në

Marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve perëndimorë kanë hyrë në një fazë të re tensionesh, pasi Bashkimi Evropian dhe vendet e QUINT-it kanë shtuar reagimet lidhur me zhvillimet e fundit në vend. Në prag të mbledhjes së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ku pritet të shqyrtohet çështja e tërheqjes së dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u bëri thirrje të gjitha subjekteve politike që të përmbahen nga çdo formë presioni ndaj këtij institucioni. Në reagimin e BE-së thuhet se një gjyqësor i pavarur, i paanshëm dhe apolitik është themelor për sundimin e ligjit, duke theksuar se vendimmarrja e KGJK-së duhet të zhvillohet pa ndërhyrje politike. Deklarata e BE-së erdhi pasi eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje publikuan qëndrime, ku anëtarët e KGJK-së u paralajmëruan se mosmiratimi i tërheqjes së dorëheqjeve do të interpretohej si veprim në favor të politikave të Beogradit. Ndërkohë, partnerët ndërkombëtarë kanë reaguar edhe ndaj zhvillimeve të tjera në sistemin e drejtësisë, përfshirë votimin në Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe dekretimin e pranimit të dorëheqjeve të prokurorëve serbë, duke ritheksuar rëndësinë e respektimit të pavarësisë institucionale dhe procedurave ligjore.

Kontrolloni gjithashtu

Mustafa: Prioritetet kryesore rendi, ligji, normalizimi i vendit, të lidhemi fort me interesat shtetërore

Rrustem Mustafa kërkon reformë në drejtësi: Sistemi i tanishëm po mbetet peng i së kaluarës

Ish-komandanti i UÇK-së dhe veprimtari politik, Rrustem Mustafa, ka bërë thirrje për një reformim të …