OEAK kërkon nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet seriozisht në zbatimin e Marrëveshjes së Washingronit

Rrënimi i objekteve pranë Ujmanit sjell reagime të forta nga BE-ja dhe vendet e QUINT-it

Rrënimi i objekteve pranë liqenit të Ujmanit nga autoritetet e Kosovës ka nxitur reagime të ashpra nga Bashkimi Evropian dhe vendet e QUINT-it, të cilat kanë shprehur shqetësim për respektimin e procedurave ligjore dhe sundimin e ligjit. Zyra e BE-së në Kosovë theksoi se autoritetet duhet të bashkëpunojnë me banorët dhe komunat e prekura për të gjetur zgjidhje në përputhje me ligjin, ndërsa roli i Policisë së Kosovës duhet të mbetet brenda mandatit të saj kushtetues dhe ligjor. Shqetësime të ngjashme shprehën edhe ambasadat e Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Francës. Ambasada gjermane e cilësoi rrënimin e objekteve si zhvillim shqetësues, duke nënvizuar se respektimi i procedurave të rregullta ligjore është thelbësor për rrugën evropiane të Kosovës. Ambasada britanike theksoi se ligji duhet të zbatohet në mënyrë të paanshme dhe transparente, duke shprehur shqetësim që veprimet janë ndërmarrë ndërsa proceset gjyqësore ende ishin në zhvillim. Londra u bëri thirrje institucioneve të angazhohen me komunitetet e prekura dhe të shmangin veprime që mund të dëmtojnë besimin publik dhe marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve. Reagimeve iu bashkuan edhe Italia dhe Franca, të cilat mbështetën qëndrimin e Bashkimit Evropian, duke ritheksuar rëndësinë e respektimit të sundimit të ligjit dhe të procedurave të rregullta në çdo veprim institucional.

Kontrolloni gjithashtu

Mustafa: Prioritetet kryesore rendi, ligji, normalizimi i vendit, të lidhemi fort me interesat shtetërore

Rrustem Mustafa kërkon reformë në drejtësi: Sistemi i tanishëm po mbetet peng i së kaluarës

Ish-komandanti i UÇK-së dhe veprimtari politik, Rrustem Mustafa, ka bërë thirrje për një reformim të …