Juncker

BE-ja duhet të tregojë seriozitet sa i përket çështjes së Ballkanit Perëndimor thotë, Jean Claude Juncker

Kryetari i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të tregoj seriozitet sa i përket çështjes së Ballkanit Perëndimor, duke shprehur shqetësimet e tij se në këtë rajon të Ballkanit mund të ri ndizet përsëri një konflikt i njëjtë me atë të viteve 90-ta. “Nëse në këtë peizazh shumë kompleks të Evropës nëse krijojmë përshtypjen se nuk jemi serioz në lidhje me perspektiven evropiane dhe pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE, më vonë ose ndoshta edhe më herët, do të përjetojmë atë që ndodhi në Ballkan në vitet 1990”, ka deklaruar Juncker në fjalimin e tij të mbajtur në një organizim të quajtur “Për një Evropë Politike Botërore”, raporton gazeta gjermane ‘Die Presse’.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli godet Kurtin: “Arrogant, s’duhet të ketë mundësi për qeveri të re”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e …