leoni

BE-ja

BE-ja është në pritje të përgjigjes nga Qeveria Kurti për propozimin lidhur me çështjen e targave serbe

Bashkimi Evropian  aktualisht është në pritje të përgjigjes së Kosovës për një propozim lidhur me çështjen e targave serbe, që gjatë ditës së martë i dërguari i Posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak, ia ka prezantuar kryenegociatorit të Kosovës për dialog, Besnik Bislimi, gjatë takimit të tyre në Bruksel. Kështu kanë thënë për “Radion Evropa e Lirë” burimet diplomatike në BE, por pa dhënë detaje për propozimin në fjalë. Burimet kanë konfirmuar se fjala është për propozimin për të zgjidhur urgjentisht çështjen e zbatimit të vendimit për ndërrimin e targave ilegale të Serbisë, në mënyrë që të shmangen tensionet në veri të Kosovës. Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka thënë më 16 nëntor në Prishtinë se “ka elemente që i kemi diskutuar për mundësinë për dalje nga kriza, por nuk ka dakordim”. Ai ka theksuar se nuk e di se çka do të ndodhë më 21 nëntor, sepse “jemi në bisedime”. Qeveria e Kosovës nga 1 nëntori ka nisur zbatimin e planit të saj për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe, në targa RKS, Republika e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Izet Mexhiti: Ligji për partitë politike nuk e lejon Vetëvendosjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të veprojë në Maqedoni

BDI: Izet Mexhiti në një vijë me Siljanovskën dhe VMRO-në, i kërcënohet Ali Ahmetit

Izet Mexhiti dhe opozita shqiptare, janë bërënë një vijë me Gordana Siljanovskën e VMRO-së. Madje, …