Bashkimi Evropian kundër taksës që ka vendosur Qeveria e Kosovës në mallrat e Serbisë

BE-ja i bën presion Qeverisë në Prishtinë që ta tërheqë taksën 10 për qind në mallrat që hyjnë nga Serbia në Kosovë

Bashkimi Evropian pret nga autoritetet në Kosovë që të ndërmarrin hapa drejt vazhdimit të dialogut për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, deklaruan për “Radion Evropa e Lirë” zyrtarët në Bruksel, pas paralajmërimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se nuk do të takohet me homologun Hashim Thaçi derisa të jetë në fuqi taksa që u ka vënë Kosova importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Kjo thuhet të ketë qenë edhe tema kryesore e takimit të dy presidentëve, të enjten në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq, ka thënë se masa që ka ndërmarrë Kosova ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjës minon bashkëpunimin rajonal dhe “nuk është në përputhje me parimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit”. “E kemi bërë të qartë se vendimi i Qeverisë së Kosovës është shkelje e detyrimeve të Kosovës që dalin nga CEFTA. Ne qartë presim që Kosova ta tërheqë këtë masë, ka thënë Kocijançiq.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …