BE-ja ka treguar gatishmëri që të ofrojë mbështetje ligjore dhe teknike për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit, kështu tha zyrtarja për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Zoi Myletierr. Bashkimi Evropian ka parasysh vendimin e Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal për të krijuar një grup pune për peticionet lokale për tërheqje. BE-ja pret të marrë më shumë informacion nga autoritetet për hapat e mëtejshëm konkretë që do të çonin në mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. Në deklaratën e saj të 3 qershorit, ajo kishte kërkuar që zgjedhjet e parakohshme lokale në veri të Kosovës të mbahen pa vonesë. BE-ja është e gatshme të ofrojë mbështetje ligjore dhe teknike për çdo proces që do të çonte në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale përmes peticioneve për tërheqje në veri të Kosovës” tha zonja Myletie. Ky qëndrim i BE-së erdhi pasi Qeveria ka nisur procedurat ligjore për largimin e kryetarëve të zgjedhur në veri të vendit duke i hapë rrugë shpalljes së zgjedhjeve të reja në 4 komunat veriore.
Kontrolloni gjithashtu
Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun
Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …