Për KFOR-in mbetet e paqartë se ku kanë qenë policët e Kosovës në kohën e kidnapimit nga forcat serbe

KFOR-i mirëpret vendimin për reduktimin e Policisë së Kosovës rreth ndërtesave komunale në veri të vendit

Autoritete  të KFOR-it kanë njoftuar se  kanë mirëpritur vendimin e institucioneve të Kosovës për reduktimin  e Policisë rreth ndërtesave komunale në veri të vendit. Sipas KFOR-it, ky është një hap i rëndësishëm drejt de-përshkallëzimit të tensioneve dhe promovimit të dialogut. “Në këtë drejtim, KFOR-i pajtohet se ka pasur një përmirësim në situatën e sigurisë në zonë, por është e rëndësishme të sqarohet se pikëpamja jonë nuk është rezultat i një aktiviteti të përbashkët vlerësimi”, thuhet ndër tjera. KFOR-i  ka thënë se ekipet e Policisë së Kosovës bashkë me EULEX-in dhe KFOR-in, do të vijojnë koordinimin dhe do të ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas vlerësimit të rregullt të situatës së sigurisë në dhe përreth objekteve komunale, në komunat veriore.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …