Deklarata e Policisë lidhur me të shtënat me armë zjarri në një lokal në rrugën Rexhep Luci, në Prishtinë

Deklarata e Policisë lidhur me të shtënat me armë zjarri në një lokal në rrugën Rexhep Luci, në Prishtinë

Mbrëmë rreth orës 23:30, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga objekte qelqi. Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore. Aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të përfshirë në rast, ndërsa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Amanda Dedej shpallet kampione bote, mund serben në finale

Ekipi kombëtar shqiptar i të rinjve në karate mori pjesë në Ligën Botërore të Karatesë …