Agjencia e Statistikave

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se prodhimi bujqësor për këtë vit është rritur 13 për qind

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se prodhimi bujqësor për këtë vit është rritur 13 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit  2022, për gjashtë mujorin e parë. Kjo agjenci njofton se marrja e të dhënave dhe krahasimi i tyre është bërë sipas metodologjisë së Eurostatit. Prodhimet, të cilat krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: “Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vendet të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen” ka njoftuar Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …