leoni

Shqipëria është kthyer në një rrugë të re kalimi për refugjatët që vijnë kryesisht nga Lindja e Mesme

BE-ja pret nga Shqipëria dhe vendet e Ballkanit ta frenojnë lëvizjen e refugjatëve në drejtim të Evropës

Vendet e Bashkimit Evropian nuk presin nga Shqipëria dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor të strehojnë refugjatë, por të frenojnë emigrantët të cilët kanë si destinacion vendet e BE-së. Deklarata ka ardhur nga anëtari i Komitetit Ekonomik dhe Social në Bashkimin Evropian, Jonut Sibian, gjatë një vizite në shkollën e mesme “Atë Pjetër Meshkalla” në qytetin e Shkodrës.Askush nuk pret nga vendet e Ballkanit Perëndimor që të presë emigrantë nga vendet e Lindjes, pasi situata ekonomike dhe buxheti juaj nuk e lejon për të ndihmuar shumë njerëz. Por, BE-ja pret nga vendet e Ballkanit Perëndimor që të përpiqet që të ndalojnë këto rrugë për emigrantët dhe pritja më e madhe që kemi është nga Turqia, pasi kjo e fundit është burimi nga ku shpërndahen emigrantët nëpërmjet detit për në Greqi ose nëpërmjet tokës. Prandaj është një çështje shumë delikate, ka theksuar Sibian.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …