BE sinjale kontradiktore për Kosovën: përparim formal, bllokadë politike reale

Nga njëra anë përparim formal, nga ana tjetër bllokadë politike e qëndrueshme. Kështu i sheh Donika Emini, hulumtuese në BiEPAG, konkluzat e Bashkimit Evropian për Kosovën, të cilat sipas saj nuk sjellin as qartësi strategjike dhe as dinamikë të re në procesin e integrimit. Emini vlerëson se heqja graduale e masave ndëshkuese ndaj Kosovës është një sinjal pozitiv, por më shumë korrigjim i një politike të gabuar sesa shpërblim për reforma reale. Sipas saj, BE-ja po heq masa që vetë i vendosi pa arritur të adresojë shkaqet politike që çuan në vendosjen e tyre. Në të njëjtën kohë, Asociacioni i komunave me shumicë serbe vazhdon të trajtohet nga Brukseli si kushti kryesor për përparimin e Kosovës, duke e reduktuar procesin e integrimit në një çështje të vetme politike, ndërkohë që dialogu Kosovë–Serbi mbetet i bllokuar dhe pa garanci për zbatim reciprok. Emini thekson se BE-ja po kërkon veprime konkrete nga Kosova në një kontekst ku vetë nuk po ofron as garanci politike dhe as perspektivë të qartë integruese, duke e lënë Kosovën në një pozicion presioni të njëanshëm dhe pa rrugëdalje të qartë strategjike. /Rel/

Kontrolloni gjithashtu

Thijs Reuten: Pas heqjes së masave, BE të procedojë statusin e kandidatit për Kosovën

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e pjesshme të …