BE u ka kërkuar autoriteteve të Kosovës t’iu përmbahen rigorozisht procedurave ligjore në shpronësimin e pronës së paluajtshme

Përmes një komunikate për medie,  Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, ka treguar se është  në dijeni për vendimin preliminar të Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e tokës për interes publik, në Leposaviq dhe në Zubin Potok. Bashkimi Evropian u ka kërkuar autoriteteve të Kosovës që t’i përmbahen rigorozisht  procedurave ligjore në shpronësimin e pronës së paluajtshme, si dhe të bëjnë të pamundurën për të siguruar që të ndiqet procesi i rregullt dhe se të drejtat pronësore të pronarëve dhe bartësve të interesit të prekur, të respektohen plotësisht. Sipas BE-së, vendosja e katër bazave të Policisë së Kosovës në tokë private dhe shoqërore – në disa raste para fillimit të procedurave të shpronësimit – ngre shqetësime për të drejtat pronësore në veri të Kosovës dhe duhet të adresohet në mënyrë adekuate nga autoritetet.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …