Bedri Halimi vendos në pikëpyetje koherencën dhe saktësinë e dëshmive të Sabri Novosellës

Në një analizë kritike me titull “Me shkas”, veprimtari dhe analisti Bedri Halimi ka marrë në shqyrtim paraqitjen e fundit televizive të Sabri Novosellës në TV Dukagjini, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi qëndrueshmërinë, koherencën dhe saktësinë e deklaratave të tij historike. Sipas Halimit, dëshmia personale ka vlerë vetëm atëherë kur ndihmon në ndriçimin e së kaluarës dhe jo kur shton mjegullën rreth saj. Halimi vë në dukje se gjatë intervistës, Novosella shmang temën kryesore për të cilën është ftuar veprimtarinë e organizatave të fshehta dhe ngjarjet konkrete duke e zhvendosur vazhdimisht vëmendjen te kritikat ndaj Shqipërisë komuniste. Analiza evidenton një “kujtesë selektive” problematike, ku nga njëra anë shfaqen vlerësime të prera ideologjike, ndërsa nga ana tjetër pretendohet harresë për episode apo takime kyçe që lidhen me eksponentë të UDB-së jugosllave. Më tej, Halimi konteston etiketimin e lehtësuar ideologjik të lëvizjes ilegale shqiptare, si dhe pretendimet e patrajtuara me fakte mbi rolin e pretenduar përçarës të ambasadave shqiptare apo krahasimet retorike mes Enver Hoxhës dhe Aleksandar Rankoviqit. Sipas tij, roli i Shqipërisë si pikë referimi kombëtar për shqiptarët në Jugosllavi nuk mund të zhvlerësohet pa analizuar rrethanat dhe alternativat reale të kohës. sSi pyetje drejtpërdrejtë që kërkon sqarim, ai ngre faktin se pse janë publikuar të gjitha letrat e heroit Jusuf Gërvalla dërguar Novosellës, por nuk është publikuar asnjë kthim përgjigje nga vetë Sabri Novosella.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Kushtetuta nuk mund të respektohet vetëm kur i konvenon pushtetit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me zhvillimet politike dhe …