Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka dalë publikisht në mbështetje të protestës së paralajmëruar për 17 shkurt në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, duke kërkuar që ata të kthehen në shtëpi. Hamza, ka deklaruar se drejtësia për ata që, sipas tij, dhanë gjithçka për Kosovën, shpallën pavarësinë dhe ndërtuan shtetin, është drejtësi për të gjithë qytetarët. “Drejtësi, jo politikë! Drejtësia për ata që dhanë gjithçka për Kosovën, që e shpallën pavarësinë dhe e ndërtuan shtetin, është drejtësi për të gjithë ne”, ka shkruar ai. “Më 17 shkurt, në orën 14:00, bashkohemi me qytetarët e Kosovës në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Është koha që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të gjithë luftëtarët e lirisë të kthehen në shtëpi”,.Ndërsa Hamza flet për “drejtësi, jo politikë”, kritikët vërejnë se përfshirja e drejtpërdrejtë e partive politike në mobilizimin për protesta rrezikon ta politizojë edhe më tej çështjen e Hagës, duke e zhvendosur fokusin nga parimet ligjore në retorikë emocionale dhe patriotike.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
