Bedri Hamza: Në fund, sovrani vendos, për mua çdo rezultat që e votojnë qytetarët është i pranueshëm

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ka uruar që procesi zgjedhor të përfundon mirë dhe pa probleme. I shoqëruar nga bashkëshortja, ai ka votuar në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë. Gjatë deklarimit para medieve, ai theksoi se sot fjalën po thotë sovrani dhe vullneti i tij duhet të respektohet. “Ditë e bukur, ditë me diell. Unë bashkë me bashkëshorten, dy vajzat dhe djalin, e shfrytëzuam të drejtën për votë. Uroj që gjithçka të shkoj mirë, nuk ka asnjë arsye. Në fund, sovrani vendos, për mua çdo rezultat që e votojnë qytetarët është i pranueshëm. Nuk kam informacione që ka parregullsi” tha në mes tjerash, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …