Bedri Hamza: PDK-ja është parti shtetformuese të cilën qytetarët e Drenicës duhet të vazhdojnë ta mbështesin

Bedri Hamza: PDK-ja është parti shtetformuese të cilën qytetarët e Drenicës duhet të vazhdojnë ta mbështesin

Kandidati për deputet i PDK-së, Bedri Hamza, është pritur ngrohtë të hënën në mbrëmje nga bashkëvendësit në Skenderaj. Para qindra qytetarëve të kësaj komune, ai ka thënë se PDK-ja është parti shtetformuese dhe shtetndertuese, të cilën qytetarët e Drenicës duhet të vazhdojnë ta mbështesin. “Faleminderit Skenderajt për përkrahjen e vazhdueshme për PDK-në.  Po ashtu, shumë faleminderit juve për përkrahjen tuaj gjatë karrierës time politike.  PDK-ja, z. Veseli, dhe unë besimin e juaj do ta kthejmë në perspektivë për vendin”, ka thënë Hamza. Ai i cili është kryetar i degës së PDK-së në Mitrovicë, ka folur për rrugëtimin politik të PDK-së, duke shpalosur pjesë të programit. Duke zotuar se se ky subjekt politik do të vazhdoj të bëjë më të mirën e mundshme për Drenicën dhe gjithë Kosovës. Hamza i ka ftuar qytetarët e kësaj komune që më 6 tetot t’i besojnë kësaj, duke shtuar se të gjitha projektet kapitale politike, ekonomik dhe ushtarake mbajnë  vulën e PDK-së. Bedri Hamza në listën për deputet të PDK-së mban numrin 8.

Kontrolloni gjithashtu

The Telegraph: Gjyqtarët për krimet e luftës të Gjykatës Speciale duhet të largohen nga detyra për “shpërdorim të autoritetit”

9 personave të vetëquajtur viktima të UÇK-së dhe jo viktima të Millosheviqit, u pranohet statusi nga Gjykata Speciale

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale, në Hagë, ka marrë vendimin që edhe nëntë persona t’i …