Bedri Hamza uron Ditën e Veteranit: Nder e respekt të përhershëm për sakrificën e UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar Ditën e Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shprehur mirënjohje dhe respekt të thellë për kontributin e luftëtarëve të lirisë. Në mesazhin e tij, Hamza theksoi se liria e Kosovës është rezultat i qëndresës dhe sakrificës së veteranëve, dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, të cilët nuk u dorëzuan përballë sfidave më të rënda. “Sot dhe përgjithmonë do të ketë nder dhe respekt për sakrificën tuaj. Kosova është e lirë sepse ju nuk u dorëzuat. Faleminderit familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së për çdo plagë, çdo natë roje dhe çdo jetë të dhënë për atdheun,” ka shkruar Hamza. Ai uroi veteranët për ditën e tyre, duke përmbyllur mesazhin me homazh për të rënët: “Veteranë të UÇK-së, urime dita juaj. Lavdi të rënëve për lirinë tonë.”

Kontrolloni gjithashtu

Vendet e QUINT-it apelojnë liderët politikë të Kosovës që të dsiskutojnë pa fyerje dhe kërcënime

BE-ja dhe QUINT-i shtojnë kritikat ndaj Qeverisë, kërkohet ndalimi i presionit mbi KGJK-në

Marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve perëndimorë kanë hyrë në një fazë të re …