Bedri Islami: Sali Berisha, Vengjel Dule, Lulzim Basha, Bollano e Lubonja, në mbrojte të terroristit grek

Bedri Islami: Sali Berisha, Vengjel Dule, Lulzim Basha, Bollano e Lubonja, në mbrojte të terroristit grek

Deri tani 5 figura publike dhe politike kanë akuzuar, tinëzisht dhe me të njëjtin fjalor, vrasjen e një banditi grek, i cili, i mbuluar me kamuflazhin e ushtrisë speciale greke, për më shumë se 30 minuta qëlloi mbi forcat e veçanta të Policisë Shqiptare dhe, me gjithë thirrjet për dorëzim, vazhdoi të ishte një rrezik i pazakontë. Berisha, Dule, Basha, Bollano dhe analisti Lubonja, përmes të njëjtës linjë, me të njëjtën frazeologji, sikur të ishte e porositur, akuzuan Policinë e Shtetit për tejkalim kompetencash dhe kërkuan që të ishte bërë neutralizimi i banditit, edhe pse mund të vriteshin nga forcat speciale shqiptare. Është e çuditshme: Berisha dhe Basha, kur ishin, njëri shefi i qeverisë dhe tjetri ministër i brendshëm, në mesin e Bulevardit të Tiranës, pa asnjë paralajmërim, pa asnjë rrezik, pa i neutralizuar më parë, si dëshirojnë tani për këtë bandit, vranë katër shqiptarë dhe as nuk i dërguan ngushëllimet e tyre, as nuk kërkuan ndjesë, por mbrojtën krimin deri në momentin e fundit, duke bërë edhe krime të tjera, si shuarja e pamjeve të filmuara nga ndërtesa kryeministrore, mos dorëzimi i zinxhirit komandues të Gardës etj.

Dy të tjerë, Dule dhe Bollano, janë të njohur për qëndrimet e tyre, po përse janë dy të parët në një linjë me to, këtë tashmë mund ta dijë çdo kush. Ata, të më ndjejnë të tjerët, lehin në atë stan që u jep bulmet. Analisti Lubonja, kurdo e kudo që sheh emrin e shefit të qeverisë, i duket si një shami e kuqe dhe i sulet demërisht. Por, jo vetëm kaq. “Kozmopolitizmi” i tij, duke sulmuar çdo vlerë të kombit , tepër i njohur, i shkapërdarë, kësaj here në unison me të parët, është në vazhdën e qëndrimeve të tij.Por, a është rastësi ky përkim?

Aspak.

Dy B-të, Berisha e Basha, janë shquar për ndjenjën e përuljen ndaj politikës greke, që nga fillesat e lëvizjes politike pluraliste. Janë shquar për qëndrimin luajal të politikës greke, dhe, shitja e detit, nuk është një përkim i rastit.

Për të tjerët, nuk ia vlen….

Ai stan, atë bulmet ka. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Arianit Koci kritikon Albin Kurtin për pjesëmarrjen në operën “Syrigana” në Drenicë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e …