Sot mblidhet e Kryesia e Kuvendit dhe do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për mbylljen e lojërave të fatit

Partitë politike në Kosovë assesi nuk po mund të bëhen unike në fazën finale të dialogut me Serbinë

Partitë politike në Kosovë assesi të bëhen unike në fazën finale të dialogut me Serbinë. Opozitarët përpos që nuk e pranojnë kryetarin Hashim Thaçi në krye të këtij dialogu, kërkojnë që njëkohësisht të ndalen bisedimet me shtetin fqinj, pasi që, siç thonë ata, nga negociatat më së shumti ka përfituar Serbia. Në anën tjetër, kryeparlamentari Kadri Veseli para dy ditësh ka kërkuar një unitet nga të gjitha partitë politike në vend në lidhje me çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Përmes një videoje në rrjetin e tij social “Facebook” ai ka thënë se status quo-ja lidhur me dialogun është duke e dëmtuar Kosovën dhe se kjo gjendje, siç ka thënë ai, është e papranueshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. “Kemi ardhur në një moment kur dallimet tona të brendshme rrezikojnë seriozisht vendin tonë në këtë proces, duke e fuqizuar Serbinë në arenën ndërkombëtare dhe duke e dobësuar Kosovën.Këtë ne nuk duhet ta lejojmë. Me asnjë çmim nuk duhet të lejojmë t’i humbim partnerët tanë ndërkombëtarë, me të cilët kemi ardhur bashkë deri këtu. Nuk duhet të lejojmë që agjendat e brendshme ta dominojnë agjendën shtetërore. Në të kundërtën, mungesa e unitetit dhe kriza potenciale e besimit e ndan Kosovën më shumë përbrenda sesa rreziku nga jashtë”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …