Begaj dhe qeveria komunale në Malishevë përkujtuan 11 Shtatorin

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtorët e drejtorive komunale, mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, e kanë filluar me një minutë heshtje, në shenjë përkujtimi dhe solidariteti me popullin amerikan, me rastin e përkujtimit të ngjarjes tragjike të 11 shtatorit 2001 në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ne jemi përkrahë popullit amerikan dhe sot, sikur edhe herëve tjera, solidarizohemi në përkujtimin e humbjes së jetës së mijëra njerëzve të pafajshëm, që ndodhi më 11 shtator të vitit 2001, në Qendrën Tregtare Botërore në New York”, tha në fjalën e tij, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” shënoi ditën e shkollës

Shkolla e Mesme Profesionale, Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, e ka shënuar ditën …