leoni

Begaj priti drejtorin e kompanisë gjermane RTB GmbH, Rudolf Broher

Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, ka pritur drejtorin e kompanisë gjermane RTB GmbH & CO.KG, z.Rudolf Broher, me të cilin biseduan për mundësitë e investimeve në Malishevë, si dhe për mundësinë e ndihmës në sektorin social, përkatësisht në shëndetësinë e Komunës së Malishevës. Begaj dhe Broher, kanë vizituar disa nga institucionet lokale në Malishevë.

Kryetari Begaj, e falënderoi pronarin e RTB, Rudolf Borher, për vizitën në Malishevë dhe për interesimin e tij, si dhe për pritjen që kjo kompani i ka bërë delegacionit nga Malisheva, muaj më parë në Gjermani, ku në mesin e shumë vizitave, ishte edhe kjo kompani gjermane, e cila tashmë është e interesuar për ta përkrahur Malishevën.

Rudofl Broher, tha se është i interesuar të përkrahë sektorin e shëndetësisë, ndërsa në të ardhmen, planifikon të zhvilloj një projekt, përmes së cilit, do të sjellë në Malishevë, një delegacion të një grupimi prej 600 bizneseve të Gjermanisë, me qëllim të investimit në fushën e zhvillimit ekonomik dhe social.

Më pas, Begaj dhe Broher, kanë vizituar çerdhen e fëmijëve në Malishevë, QKMF-në, Handikos-in dhe Qendrën e Kompetencës “Kujtim Krasniqi”, ku është njoftuar lidhur me gjendjen në entet shëndetësore dhe arsimore, me qëllim të krijimit të një pasqyre për Malishevën dhe për nevojat që ka Komuna e Malishevës.

Kjo vizitë, është në vazhdën e bashkëpunimit të Komunës së Malishevës, me komunat gjermane dhe komunitetin e biznesit në Gjermani.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …