Në Mitrovicë u mbajt turnirin memorial në futsall

Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, mori pjesë në turnirin memorial në futsall kushtuar heroit të Kombit Shemsi Ahmeti  “Komadant Shemi “.

Të martën, mbi të gjitha u  kujtua dhe u  nderua e kaluara jonë e lavdishme, sakrifica  mbarë kombëtare shekullore e brezave të tërë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Komandant Shemi, së  bashku me shokët e ti qysh në fillim dhanë një betim në mbrojtje të atdheut dhe për lirinë e Kosovës gjerë në vdekje. Ata sakrifikuan me të shtrenjtën e tyre, jetën, dhanë gjithçka nga vetja për lirinë e shtrenjtë dhe të larë me gjak të Kosovës.

Kryetari Bahtriri, gjatë këtij evenimenti theksoj se luftëtarët  që kanë kontribuar për atdheun  nuk duhet harruar por duhet ti rikujtojmë me respekt të veçante.

“Është kënaqësi që si kryetar i Komunës së Mitrovicës të marrë pjesë në turnirin memorial në futsall, kushtuar veprës dhe sakrificës së Heroit të Kombit Shemsi Ahmeti. Me këtë rast dhurova çmimet për ekipet fituese të këtij turniri u ndjeva shumë i nderuar, sepse mbi të gjitha ky çmim bartë një simbolikë të rëndësishme në nderim të Komandant Shemit dhe gjithë dëshmorëve të Kosovës”  theksoi kryetari Bahtiri.

Komandant Shemsi Ahmeti ishte shumë trim, këtë e dëshmoi nëpër beteja të ndryshme. Ai kishte guximin për t’iu kundërvënë çdo armiku, çdo të keqeje që rrezikonte identitetin, dinjitetin dhe lirinë e popullit të cilët i takonte, edhe atëherë kur vdekjen e kishte të sigurt. Komandant Shemsi Ahmeti kishte cilësitë kryesore që kanë heronjtë. Pra, ai veçohej për guximin, vendosmërinë, dhembshurinë  dhe humanizëm  shtoi kryetari Bahtiri.

Ai në vazhdim premtoj se, bashkë me institucionet komunale, do të bënë atë që është e mundur për të mbështet nismat për nderimin, respektimin dhe përkujtimin e dëshmorëve të kombit, në mënyrë që emrat e tyre të mos harrohen kurrë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …