Begaj priti në takim Komandantin e LMT-së Hubacher në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, priti në takim, Komandantin Hubacher të njësisë së LMT-së në Malishevë, dhe biseduan për komunën e Malishevës si dhe situatën me pandeminë COVID- 19 me të cilën, Malisheva po përballet tash e më shumë se një muaj. Begaj, njoftoi komandantin, Hubacher, se Komuna e Malishevës ka 44 fshatra dhe afro 70 mijë banorë, ku prej tyre afro 15 mijë qytetarë tanë, punojnë në vendet e ndryshme të Evropës, duke përfshirë edhe shtetin e Zvicrës. Malisheva është kryesisht një vend bujqësorë dhe me disa degë të bizneseve tregtare, kurse ne si komunë kemi bërë investime në infrastrukturën shkollore, kanalizime, ujësjellës, shëndetësi, rrugë, në ndërtimin e objekteve për banim social si dhe në pajisjen me mjete të këtyre sektorëve. Ndërsa për situatën me coronavirues, që u paraqit në këtë fillimvit, ku nga muaji mars u prekën edhe qytetarë malishevas, pasi pati edhe të ardhur nga jashtë, kryesisht nga Italia. Deri tash në komunën tonë, janë prekur 70 persona, kurse janë shëruar, 34 persona. Ne, si struktura komunale ia kemi dalë, që ta menaxhojmë mirë situatën me covid- 19, dhe kemi marrë e zbatuar masat mbrojtëse të cilat edhe rezultuan të suksesshme, prandaj edhe falënderoi të gjithë donatorët që ndihmuan dhe po vazhdojnë t’i ndihmojnë Malishevës në këtë kohë të rëndë pandemike. Kurse, përfaqësuesi i LMT-së Komandanti, Hubacher, shprehi gatishmërinë që në çdo kohë jemi pran jush dhe me tërë kapacitet tona të ju ndihmojmë, që sa më lehtë dhe më me pak pasoja të kaloni ju dhe ne këtë pandemi që është gjithëglobale. Në fund Begaj dhe Hubacher u pajtuan për bashkëpunim të vazhdueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …